Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës në kryeqytet ka shkaktuar zemërim dhe revoltë te qytetarët shqiptarë.
Sot në Tiranë u zhvillua një protestë për vrasjen e të miturit.
Regjisori Hervin Çuli rrëfeu sot në rubrikën “Opinion” në News 24 detaje nga sherri mes dy adoleshentëve që përfundoi në përgjakje.
Ai tha se vajza e tij e kishte shokë klase Martinin, ndërsa zbuloi se sot e bija i tha se viktima me autorin ishin zënë për një shikim.
“Nuk e kam besu ndonjëherë që ime bijë të kalonte atë traumë. Sot më rrëfeu se gjithçka ka ndodhur vetëm për një shikim, ishte për një shikim. Viktima ka qenë tek dera e shkollës, ia ka rrëfyer vetë vajzës. Autori ka qenë në një lokal pranë shkollës, janë parë në sy, Martini i ka thënë time bijë që e kishte inatin me një ndeshje të humbur një ditë më parë dhe ka sharë nën dhëmbë por nuk e ka pasur me autorin. Ai në moment e ka goditur. Të hënën Martini më pas ka shkuar në klasë dhe e ka diskutuar me shokët por askush nuk e ka pritur që situata të shkojë deri këtu. Ka pasur drogim ose paramendim, që mendoj se paramendimi është më i frikshëm”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al