Protestuesi merr flakë/ Gazment Bardhi publikon videon: Momenti ku Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar

Oct 8, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës, ka publikuar një video ku shfaqet momenti që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve.

protestuesi

Siç duket nga videoja e publikuar nga Bardhi, protestuesi për një moment ka marrë flakë.

Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur rëndë, ndërsa hedh akuza drejt ministrit të Brendshëm.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.

E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, shkruan Gazment Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura