Provimet kombëtare të klasave të 9-ta/ 15 minuta pas nisjes së testimit, del teza e Gjuhës Shqipe

Jun 20, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

Sot rreth 31350 minimaturantë i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës shqipe. Ndërsa të përfshirë në proces janë rreth 6000 mësues.

minimatura provimet

Por vetëm 15 minuta pasi ka nisur provimi i gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të 9-ta, ka dalë teza me pyetjet. Në rrjete sociale janë publikuar fotografitë e njërës prej tezave. Kjo tregon se nxënësit kanë arritur të fusin celularët në klasë.

Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit që përfundojnë klasat e nënta duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.

Ndërkohë më 23 qershor do kenë provimin e matematikës dhe më 29 qershor kanë provimin e gjuhës së huaj.

Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Testet e PKAB hartohen nga QSHA. Vlerësimi i testeve të PKAB kryhet nga mësues të certifikuar nga Zyrat Arsimore Vendore.

1 2 3 4 5 6 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura