“Provoni fatin, me 5 lekë blini pallatin!”- Si bashkëjetuan shqiptarët me lotarinë klandestine dhe ç’mund të merrje me paratë e fituara! Nisi pas viteve ’70, shteti i lejoi në heshtje!

Jan 13, 2024 | 21:27
SHPËRNDAJE

UVIL ZAJMI/ Lotaria, një fenomen, i njohur në Shqipëri, i praktikuar, e preferuar, dhe me fatin pas: “Nëse ishe fitues, mund të merrje deri edhe një apartament, biçikletë, motorë, etj.”. Gjithçka e organizuar nga shteti, nga shitja, propaganda, shorti, numrat fitues, që do të shpalleshin, publikoheshin deri në gazetat e vetme politike të kohës, “Zëri Popullit”, “Bashkimi”, etj.

MixCollage-12-Jan-2024-01-58-PM-9510

Ato tregtoheshin në kinkaleri, cigareshitës, dyqane, por edhe nga një person i njohur në Tiranë, tejet popullor, me bllokun e biletave në dorë, duke ecur gjatë ditës në qendër të Tiranës bëritiste: “Lotaria provoni fatin, me 5 leke blini pallatin”. E kujtoj mjaft mirë atë njeri, gjithmonë me një kapelë ne kokë, shtatshkurtër, i shëndoshë dhe me një cantë që i varej nga pas. I shiste dhe merrte paratë nga blerësit. Biletat ishin të disa tipave, llojeve, me një vlerë modeste, dhe të lira ishin ato 5, 10 dhe 50 lekëshe (të vjetra).

Po kështu llotaritë sportive zyrtare me ndeshjet e kampionatit kombëtar, rezultatet e sakta, nëse shpalleshe fitues ndryshe nga ajo popullore, merrje si shpërblim jo para, por dhurata. Vecanërisht në takimet ndërkombëtare të ekipit përfaqësues, kur ai luante në Tiranë. Gjithçka publikohej, ne faqet e gazetës “Sporti”. Të paktën nga fundvitet ’60, kur më pas u ndaluan me ligj. Dënoheshin ata që i aplikonin, propagandonin, luanin fshehurazi, deri dhe me burgje janë persekutuar.

Për të ardhur tek ajo lotari, ndonëse e tillë është njohur, por krejt ndryshe për nga formati, mënyra si funksiononte, organizmimi, përhapja, masiviteti, e njohur si “Lotaria klandestine popullore”, më të cilën shqiptarët kanë bashkëjetuar në vite, të cilën gazeta “Panorama”, e rikthen për lexuesit e saj, si një tjetër rrëfim nga cikli i nostalgjisë.

LOTARIA KLANDESTINE-POPULLORE “MADE IN ALBANIA”.

Gjithçka do të nisë pas viteve ’70. Një model lotarie, ishte, quhej, por me një karakteristikë të veçantë, unikale për kohën, sistemin: Klandestine, e ndaluar, por edhe e lejuar në heshtje nga shteti. Një mekanizëm që shpërtheu nga nevoja minimale financiare e popullsisë, dhe pamundësisë, marrje-dhënia kredie për individë. Ndërkohë, në skenë del, do të shfaqet një lotari tjetër tipike shqiptare, që shumë shpejt, në një kohë të shkurtër do të transformohet në një instrument tejet i përhapur e popullor.

Një mënyrë marrje kredie, por, ndryshe e sofistikuar. Nuk dihet, nga ardhi ideja, ku u aplikua për herë të parë, ishte apo jo e huazuar, por me nje adaptim në perfeksion e me shtrirje të gjërë në vendin tonë, për nga mënyra me të cilën u aplikua dhe famën e popullaritetin që mori. E thjeshtë, praktike, jo e zhurshme, shumë ndihmëse, aq sa masive për hovin që mori, shtritrjen, aq edhe e ndaluar me ligj. Pas viteve ’70 e nië vijim një Shqipëri nën “diktatin” e lotarisë jo zyrtare, jo e deklaruar, ku të gjithë merrnin pjesë. Fitimi varej edhe nga numri i pjesëmarrësve, dhe me të ardhura nga kjo lotari mund të blije diçka me vlerë të konsiderueshme, që për një familje ishte e pamundur.

Nuk ka shqiptar, që të mos ketë qenë pjesë edhe për një herë të vetme në të tilla lotari të një stili specifik për një vend socialist, me të cilën janë veshur, kanë kompletuar shtëpinë, në ato kohë, kur rrogat ishin modeste, dhe një televzior, lavatriçe, frigorifer, të domsosdoshme për një familje, nuk e merrje me kursimet, pagat mujore, 15-ditore që merrnin shqiptarët në vendet ku punonin. Kjo ieshte edhe një ndër arsyet që lindën lotaritë klandestine-popullore.

1

TË GJITHË NË LOTARINË KLANDESTINE

Aplikohej në qendra pune, nga inteletualë, insistitucione, spitale ndërmjet mjekëve, infermierë, miniera, sistemin shkollor, ciklin e ulët, të mesëm e të lartë, shtëpi botuese, kinostudio, radiotelevizon, deri edhe në reparte ushatrake midis oficerëve, ushtarëve, etj. Veçanërisht në ndërmarrje të mëdha, rrobaqepsitë, veshmbathjete, rroba të gatshme, puntori ushtarake, uzina, fabrika, stabilimente, kombinate, si ai i “Traktorëve”, ai Ushqimor “Ali Kelmendi”, “Misto Mame”, “Fabrika e Bukës”, porte, thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Deri edhe qëndra kulturore, artistike ndërmjet artistëve, këngëtarave. Të tilla dhe të atij formati kanë vazhduar deri në mesvitet, 2010-2020, tregon për “Panorama” një ish-arsimtare e një shkollë të mesme, oor, gjithmonë e më shumë e kufizuar, deri nn zhdukjen e saj. Kishin lindur, aplikohesn kreditë, të tjera mundësi për të marrë blerë sende me vlerë, për një udhëtim, për pushime, shtëpi, apartamente, biznes privat, shkollim, etj. Sidoqftë për kohën, ai tip lotarie mbete unikale, si asnjë model tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve.

Si të tillë e kujtojnë sot, ata braza, ku të gjithë, kanë qenë, kanë marrë pjesë, në atë aplikim të frikshëm, të rrezikshëm e me pasoja, por të sigurtë, pa zhurmë, të, të preferuar si një munësi për zgjidhje të situatave ekonomike për një familje. Mjaft prindër futeshin në këto llotari për të mundësuar shkollimin e fëmijëve në Tiranë, fejesën, dasmën e djalit, vajzës kur këto nuk ishin në marrdhënie pune, student, etj. Sigurisht, nuk ishte e lehtë, një sakrificë më shumë.

SI ORGANIZOHEJ?

Fillimisht, përcaktohej grupi, që nuk kishte të preferuar, apo të përzgjedhur. Nga punëtori, zyrtari, nënpunësi më i thjeshtë te titullarët, drejtuesit kryesorë mund të merrnin pjesë, nuk kishte kufizime, përkundrazi, sa më i madh numri, ai reflektohej te shuma, ndonëse, zgjaste për një kohë të gjatë. Vlera monetare përcaktohej nga dëshira e njerëzve, mundësia, duke arritur një akord midis të gjithëve, varionte nga 500, 1 mijë deri në 2 mijë lekë (të vjetra).

Ajo niste me hedhjen e shortit, por kishte raste që dikush duhet t’i merrte në fillim, kjo e lidhur me arsye të ndryshme, si gratë shtatzëna, ata që fejoheshin, martoheshin, kërkonin, bisedonin t’i bëhej ky favor. Dhe që me mirëkuptim, ashtu veprohej. Në fund mund të liheshin ata që nuk pretendonin për të qenë parët, si dhe të rinjtë, të rejat. Të tjerët me short. Shorti kuptonte një letër me numër, dhe që hidhej kur të pranishëm ishin të gjithë. Pasi merrte letrën, sejcili informohej për datën. Nuk mbahej asnjë procesverbal, asnjë dokument zyrtar, edhe për të mos patur një dëshmi të tillë, si provë për cdo rast denoncimi, ndoënse askush nuk e mohonte një proces të tillë. Pasi personi merrte pagën, rrogën (kështu ka funksionuar asokohe, me 15-ditësha), që niste nga 1 e 16 për institucionet, e më pas për ndërmarrje, shkolla, etj, dorëzonte sasinë e caktuar te organizatori, që mbante një listë me datat, emrat e që mblidhte paratë. Ai ishte, zgjidhej njeri korrekt.

Por, askush nuk abuzonte, përkundrazi, korrektësia ishte primare. Njerëzit i bënin llogaritë vetë dhe e dinin se e kujt ishte rralla. Një tjetër mënyrë fitimi, varej edhe nga numri i pjesëmarrësve që përfshinte një cikël dhe kur në raste kur një person futej me nga dy deri në tri herë. Pranohej nga të gjithë, pasi numri i madh korrespondonte me një shumë të tillë. Rroga nga ato minimale rreth 2.500 lekë të vjetra, varionte te ato mestare 5.800, 600, për specialistë, inxhinierë, mësues, mjekë, shoferë, tensiët, dicka më shumë për profesorë, drejtorë, apo ata që punonin në punë të rënda, miniera, burgje, që shkonte rreth 8 mijë lekë, etj.

Për të gjithë ishte një vlerë me rëndësi të merrje një sasi të tillë dhe ta dërgoje në shtëpi, për t’i ardhur në ndihmë familjes. Kur mbaronte cikli, nën zë flitej që do të fillonte menjëherë tjetri, duke pyetur se kush do të marrë pjesë. Deri në 20-30 persona mund të arrinte numri. Me vite, kështu ka funksionuar ky mekanizëm. Jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Ajo që e bën krejt të vecantë atë mënyrë, atë formë lotarie sa të ndaluar, aq edhe të praktikuar, mbetet fakti se në atë merrnin pjesë të gjithë, nga një anëtër partie, drejtues institucioni, brigadier, te punëtori i thjeshtë, nga mësuesi te pedagogu, nga infermieri te mjeku, profesori, etj.

Qeveria, shteti me një sy e vesh të mbyllur

Ndonëse nuk lejohej nga shteti, edhe pse ky ishte në dijeni, ajo ka funksionuar normalisht e rregullisht, me një masivetet të habitshëm, edhe pse teorikisht përbënte, ishte një rrezik evident. Mjaftonte ndëshkimi i një rasti, i një personi, për t’u bërë shembull, gjithçka do të rrëzohej, dhe frika do të mbizotëronte kudo. Por, jo. Vetëm në raste sporadike kërcënimet nuk kanë munguar, edhe për justifikim, por nuk ka patur, nuk ka ndodhur të ketë fajtorë dhe persekutorë.

Një fakt që të befason, që shoqërohet me qëndrimin shtetëror, dhe kur ky ishte informuar mirë më këtë lotari, e ka lejuar, mbyllur një sy e një vesh, ndonëse klandestine dhe që ishte e ndaluar me ligj. Një heshtje aprovuese, në kundërshtim të hapur me ligjin e hartuar dhe që duhej zbatuar nga vetë shtetarët. Ajo që e bën krejt të veçantë atë mënyrë, atë forme lotarie sa të ndaluar, aq edhe të praktikuar, mbetet fakti se në shumë raste ata vetë, familjarët, të afërmit e tyre, miq, shokë, ishin pjesëmarrës në këtë lotari të një formati unikal. Lotaria ishte transformuar, kthyer në një proces, i një qetësie, funksionimi natural, normale dhe e tillë vazhdo ndër vite.

NJË LETËR ME SHENJË PËR SEKRETARIN E PARTISË

Nga sekretaret ato gra, sekretarët e organizatës së partisë së një institucionit, sektorëve, reparteve në fabrika, uzina, kudo, nuk kanë munguar, madje duke qenë pjesëmarrës të rregullt dhe me pretendime në ato llotari klandestine. “Sekretarët e partisë, përgjegjësat, kërkonin ti merrnin të parët. Në mjaft raste, i bëja letrat me shënjë, duke e njoftuar, që ai ta njihte, pastaj ta tërhiqte. Tek unë kishte besim.

Drejtuesit e ndërmarrjeve, kur nuk donin të dilnin hapur, fusnin një punëtor o dikë tjetër, ndonëse përfliteshin. Po kështu vepronin edhe anëtarë të tjerë partie, të Bashkimeve Profesionale, ato të Rinisë”, rrëfen për gazetën “Panorama”, Benun Drini, kur në ndërmarrjen e tij në Tiranë, ishte personi që organizonte llotarinë. Ka funksionuar edhe kështu, pra, kur vetë ata, sekretarët, përfaqësues të vijës, moralit demagogjisë partiake, në formë presioni, kërcënonin se duhet të ishin të privilegjuar, përndryshe, ai mekanizëm edhe mund të mos funksiononte normalisht, kur në vigjilje të tij, të gjithë ishin përgatitur që ai të niste, të rrezikonte gjithçka.

“Një frikë edhe për ne ornizatorët. Një kusht, i kondicionuar, por jo e deklaruar, sidoqoftë një tolerim duhej bërë për ta”, e mbyll Drini.

Një divan prodhim i ndërmarrjes "Misto Mame"
Një divan prodhim i ndërmarrjes “Misto Mame”

PËRSE KA SHËRBYER AJO LOTARI, ÇFARË MUND TË BLIJE

Ka shërbyer më shumë, për ata që fejoheshin për të blerë dhuratat në shkëmbim të nishaneve të njohura që përgatisnin familjet e dy të fejuarve. Nga orët “Darvil”, “Atlanatik” që kushtonin deri më 15 mijë lek (të vjetra), një detyrim i vajzës për djalin, bashkë me pajën. Pastaj për ata në prag të martesës, një sasi e tillë finaciare, ishte ndihmë e madhe nga blerja e dhomës së gjumit, divanët klasikë, kolltuqet, që tregtoheshin në dyqanet e mobiljeve, prodhim i “Misto Mame”-s, si dhe dasma: Nga kostumi i dhëndërit që kushtonte 10 mijë lekë, fustani i nuses, tek orkestra, këngëtari, darka, ndonëse ajo i nxirrte shpenzimet nga të ardhurat e dasmorëve.

Gjithashtu, për të kaluar muajin e mjaltit në hotelet modeste të kohës, duhej një sasi me para për çiftin e ri. Por, më klasikja, për të cilat lotaria ka qenë një domosdoshmëri ishte blerja e një televizori, lavatriçeje dhe frigoriferi. Ndonëse ishin me autorizim deri në një farë kohe, dhe më pas, për të siguruar aparate shtëpiake, kryesisht një televizor bardhezi 24 police të UEMit, të marakave “Iliria”, “Butrinit”, “Lura”, që kushtoni 45 mijë lekë, ishte e pamundur me të ardhurat nga rrogat, kursimet, për blerë e të pasur një të tillë.

Një televizor, "Iliria", prodhim i UEM
Një televizor, “Iliria”, prodhim i UEM

E vetmja mënyrë, mundësi që të servirej, ofrohej ishte llotaria e ndërmarrjes si alternativë, me garancinë që ta jepte sasia në para prej saj. Për të vijuar me një frigorifer “Obodin”, shumë i preferuar që vinin nga Jugosllavia, ato ialianë “Ignis”, po aq 45 mijë lekë. Si dhe lavatriçet, prodhime jugosllave, çeke. Një shumë e tillë modeste finanaciare e ardhur nga llotaria, shërbente për të kompletuar shtëpinë. Por, paratë e marra mund t’i fusje në Arkën e Kursimeve, që pas depozitimit të jepnin një librezë. Ku askush në çastin e dorëzimit të vlerës monetare, nuk të pyeste se ku e ke gjetur atë shumë. E dinin, nuk reagonin.

I sigurt ishte fakti, se pas marrjes së lotarisë, kur shikonin, dëgjonin, që famija kompletohej me një televizior, frigorifer, nuk kalonte pa komente nga lagjja, shoqëria, të afërm e komshinj, pasi lajmi përhapej. Duke qenë se të ardhurat financiare të një familjeje diheshin nga të gjithë, dhe një lëvzije e tillë jashtë normales, binte në sy, por kuptohej dhe në skenë dilte, shfaqej llotaria.

Edhe për t’u justifikuar në opinion, familjarët e bënin të qartë të ardhurat e parave. Në një pallat ku kishte vetëm një frigorifer, komshinj sillnin aty për t’i mbajtur të freskëta, çfarë blenin me tallon. Po kështu edhe për të parë një film, një ndeshje, kush nuk kishte televizor, zbriste, trokiste te komshiu që kishte një të tillë. Në mjaft raste, disa familje i ruanin, mbanin në shtëpi paratë e lotarisë.

Frigorifer “Obodin”
Frigorifer “Obodin”

FESTA NË FAMILJE

Pritja, kënaqësia e personit që kishte rradhën ishte e madhe. Pas marrjes së shumës, ajo përcillej, si të ishte një festë në familje, te prindërit, fëmijët, etj. Një ndihmë që mbështeste familjet me probleme, por që ajo formë, ato lotari, u bënë, u kthyhen u shëndrruan si një mënyrë, shpresë për të patur një sasi me para në dorë, një ëndërr për kohën të cilat mund të shfrytëzoheshin përdoreshin për gjithçka. Kishte raste kur nga një familje merrnin pjesë disa anëtarë të saj në qëndrat e punës ku punonin. Me rëndësi ishte marrja e lotarsië në fund të vitit, që shërbenin për të festuar pak më ndryshe, për të prenotuar një restaoran luksi për kohën.

Po këshu edhe në periudhë vere, kur familja, çifti, shkonin në plazh, një shumë e tillë kishte mjaft vlerë. Por edhe për ata që kishin probleme shëndetësore, ishte një ndihmë e konsiderueshme. Për blerje, veshje jo shumë, pasi dyqanet tregëtonin veshje thuajse të njëjta, po kështu këpucë, etj, që mund të bliheshin nga të ardhurat normale mujore.

Nexhmie Hidi: EDHE NË AMBASADA APIKOHEJ LOTARIA E NDALUAR

Nexhmie Hidi
Nexhmie Hidi

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga një punonjëse e vjetër, Nexhmie Hidi, një grua e mbajtur edhe pse ka kaluar të 90-at: “E bënim fsheurazi, midis punonjëseve, nga një ambasadë në tjetrën. Por, më thirrën dhe me kritikuan”, rrëfen Hidi.

Znj. Nexhmije, çfarë mund të kujtosh, lidhur me lotarinë, për të cilën po flasim?

E kujtoj shumë mirë, pasi ajo ishte e përhapur kudo, në të gjithë vendin. Deri dhe në personelin shqiptar të ambasadave, ku pjesa më e madhe ishin gra. E organizonim, si një ndihmë për të blerë atë që me të ardhurat mujore, ne nuk i kishim të larta, përkundrazi, nuk mund ta merrnin, blinim për shtëpinë, kryesisht.

Si funksiononte?

Në ditën që merrnim rrogat, komunikonim, takoheshim me njëra-tjetrën, duke dorëzuar shumën e parave, njërës nga koleget, e caktuar për këtë punë. Ajo ia jepte, asaj që kishte rradhën për ta marrë, që ne e dinim. Kështu vazhdonte, me rradhë. Sigurisht pa zhurmë, në heshtje, fshehurazi.

Është një kontigjent me gra të zgjedhura?

Punoja në një ndër ambasadat perëndimore, ku aty kishin zyrat, por edhe apartamentet e tyre. Sigurisht, që një pjesë e tyre ishin të organizuara në parti, apo familje që sigurisht jpenin garanci. Dhe diçka e tillë nuk mund të mbahej fshehurazi, përkundrazi, ato ishin të parat të interesuara për të bërë lotarinë, edhe pse e ndaluar. Ishte si një formë kredie për kohën.

Po nga pesoneli i ambasadës, kishte kurreshtje, si jetohej në shtëpitë tuaja, çfarë të ardhurash kishit?

Jo shumë. Nga në nuk kishte asnjë moment që mundësi, apo diçka që ata kuptonin diçka të tillë. Lagjja, po, si dhe të afërm. Veçanërisht, kur e shihte që një punonjëse si ne, merrte një frigorifer, apo televizor. Mund të mendonin se na i kanë dhënë në ambasadë, që për ne ishte e ndaluar të merrnim, pranonim dhurata. Diheshin mundësitë tona, dhe vetëm me një formë të tillë, si lotaria, ishte e mundur siguroje një sasi me para, për të blerë një dicka ndryshe. Tentonim ta kalonim pa koment, duke këshilluar edhe fëmijët të mos flisnin. Ndonëse ata e dinin mirë, kishin informacion edhe për këtë llotari.

Kishte raste mosmarrëveshje?

Jo. Ishim gra, personel që dallohej për korrektësi, sjellje në punë, marrëdhëniet tona, ato me trupin diplomatik, personelin e ambasadës, zyrtarët, drejtuesit tanë.

Mundet që dikush edhe të reagonte?

Po, si një rast me mua. Ishte një moment që më shqetësoi, se gjithçka mund të ndodhte. Më thirri një drejtues partie, duke diskutuar çështje pune, më flet edhe për lotarinë, që çfarë është kjo, si mundet, jeni gra të zgjedhura dhe këto forma nuk duhet të aplikohen në të tilla vende pune.

Vjen një paralajmërim për ju?

Si një këshillë, apo vërejtje, bëj kujdes më tha. Pra, ishte një sinjal. Nuk i thashë askujt, vetëm bashëkëshortit, mu krijua një situatë, frike, ankthi. Ndoshta ai mund të kishte thirrur edhe të tjerat, por që nuk bisedohej midis nesh.

Dhe si vijoi?

Nuk mundet ta ndërprisnim. Vazhduam, por më të kufizuara, në lëvizje, komunikime. Gjykoj që edhe ata ishin familjarë e kuptonin situatën, dhe që për ne, një e ardhur e tillë, ndihmese ishte gjë e madhe. Heshtnin, jo se nuk e dinin, por duke qenë vigjilentë që të mos përfliteshim, krijoheshin situata jo të pëlqyera në një sektor delikat, si ai i ambasadave, ku punonin gra shqiptare. Deri sa u ndava me punën, ato lotari kanë vazhduar, edhe pse shumë drejtorë janë ndryshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura