Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj foli sot në emisionin ‘Open’ në News 24 për turin e kryeministrit Rama në diasporë dhe këmbënguljen e PS për të siguruar votat e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të PS.
Lapaj tha se kryeministri Rama është në “hall të madh”, pasi ai nuk e kontrollon dot votën e emigrantëve.
Sipas Lapaj, shqiptarët e diasporës nuk kërcënohen dot me vendin e punë, as me heqjen e pensionit të invaliditetit, që për fat të keq sipas tij këto ndodhin me banorët e Shqipërisë.
Adriatik Lapaj: Bilancet e tij me diasporën janë të këqija. Së pari emigrantët që depozituan para në Shqipëri 100 mijë euro u vlejnë 98 mln lekë sot nga 140 mln që u vlenin atëherë para 3 , 4 vitesh. Mirë që nuk i mbajtën dot ne vendin e tyre, mirë që nuk u hapin telefonat në konsullata por pasurinë që kishin bërë me gjak pse ua zhvlerësuan…Është në hall sepse nëse brenda vendit kanë skemë të deformimit të vullnetit të qytetarët përmes gjobave, tatimeve, në diasporë ai po shkel në një terren të panjohur. Ai nuk e di si do jetë vota e tyre. Besoj fort se shqiptarët e diasporës nuk kanë nevojë për 50 euro të qelbura apo 500 euro të krimit të Ramës, as me vendin e punës. Ata nuk i kërcënon dot me vendin e punë, as me heqjen e pensionit të invaliditetit.
Ju mendoni se ai dhe ata e bënë këtë nga qejfi? Jo e bën të detyruar. E para kishte vendim të GJykatës Kushtetuese që ishte çuar nga Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe në këtë vendim ishte vendosur qartësisht se zgjedhjet e tjera duhet të bëheshin me pjesëmarrjen e diasporës, çdo lloj zgjedhjesh tjera do ishin antikushtetuese. Ne mblodhëm 120 mijë firma qytetaresh dhe ua lamë topin në derë 140 deputetëve. Ne çuam 120 mijë firma që sipas kushtetueses i çonin ata me detyrim që ta konsideronte votën e diasporë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al