Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me kontratat koncesionare.
Shehaj ngriti shqetësimin se pavarësisht miliarda eurove të PPP-ve ka një mungesë total mbi respektimin e kontratave koncesionare.
Shehaj solli disa shembuj, ndërsa u ndal edhe tek koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar, duke thënë se ky koncesion është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar në raport.
Nga ana e tij, ministri Meta u shpreh se Ministria e Finanacave nuk është autoritet kontraktor për çdo koncesione.
Ministri tha gjithashtu se në Shqipëri janë 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk ka ndonjë kontratë të re.
Shehaj: Pavarësisht miliarda eurove të PPP ka një mungesë totale informacioni mbi respektimin e kontratave koncesionare. Ne dimë sa para jep shteti koncesionarëve, por nuk kemi asnjë informacion mbi ecurinë e investimeve që privatet duhet të kishin bërë. Nuk dimë nëse këto investime janë bërë brenda afateve. Ne nuk dimë nëse koncesionari ka plotësuar kushtet e kontratës. Këto kontrata janë hartuar në interes të koncesionarëve dhe jo qytetarëve. Vetë kontratat nuk kanë logjikë ekonomike të përbashkët. Rruga e Arbrit psh, një investim prej 74 km, në terren të vështirë, investimi i parashikuar 265 mln euro. Rruga Thumanë Kashar 20 km, fushore, 224 mln euro. Si ka mundësi kjo? Mos vallë janë fryrë kostot e rrugës Thumanë -Kashar? A keni bërë verifikime për këtë? A keni monitoruar këtë kontratë koncesionare se në raportin që keni publikuar me një vit e gjysmë vonesë mungon koncesioni Thumanë Kashar. Do të doja të dija pse e keni mbajtur të fshehur këtë koncesion.
Mete: Janë autoritetet kontraktore që monitorojnë zbatimin nëpërmjet njësive të tyre të menaxhimit të kontratave dhe janë ato që raportojnë në ministrinë e Financave që në vijim bëhet ky raport.
Ne do hartojmë dokument të risqeve fiskale, synimi ynë është të publikohet në shtator dhe do të jetë i emërtuar “deklarata e risqeve fiskale”.
Në sot kemi 11 kontrata PPP me mbështetje buxhetore dhe gjatë 2023 nuk është lidhur asnjë kontratë e re dhe as në 2024 nuk kemi ndonjë kontratë të re.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al