Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve për rritjen e pagave të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Rama shprehet se nëse pagat e deputetëve do të mbulonin shtimin e pensioneve do t’i nxirrte të gjithë vullnetarë.
“Është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve”, tha kreu i qeverisë.
Edi Rama: Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë.
Por, pagat e deputetëve në krahasim, 140 deputetë në krahasim me 700 mijë pensionistëve janë një pikë uji në oqean. Kjo është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve.
S’ka lidhje fare, zero dhe e përsëris, që nga rritja e pagave përfiton fondi i pensioneve. Problemi ynë është të reflektohet rritja e pagave reale në sektorin privat
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al