“Pse ke frikë Edi Rama?”- Berisha sfidon kryeministrin: Krijo qeverinë teknike dhe do të shohësh kush i fiton zgjedhjet! PD niset pa frena, do të dyfishojmë pagën minimale

Oct 30, 2024 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë për shtyp nga ku foli për protestën e djeshme të opozitës, gjatë të cilës u bllokuan për tre orë rreth rrotullimet kryesore në vend.

bbbb

Gjatë fjalës së tij Berisha i kërkoi kryeministrit të vendit Edi Rama që të krijojë qeveri teknike, kjo është kërkesa kryesore e mosbindjes civile.

Berisha u shpreh i qartë se nëse krijohet qeveri teknike, atëherë PD ka për të fituar zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2025.

Pse ke frikë Edi Rama? Krijo qeverinë teknike, dhe të shohim kush i fiton zgjedhjet! Të shohim kë do votojnë pensionistët që i mashtrove. Të shohim kë do votojnë biznesmenët që i lakon hajdutë. PD niset pa frena, do të dyfishojmë pagën minimale”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishës

Së dyti të krijojë qeverinë teknike. Të rikujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyrë të tjera dhe do përshkallëzohen si në impakt dhe në kohë, si në destinacione ashtu dhe në revoltë dhe në zemërim. Prandaj krijo qeverinë teknike!

Shqiptarët të sfidojnë! Pse ke frikë Edi Rama? Krijo qeverinë teknike, dhe të shohim kush i fiton zgjedhjet! Të shohim kë do votojnë pensionistët që i mashtrove. Të shohim kë do votojnë biznesmenët që i lakon hajdutë. Të shohim kë do votojnë rinia që i cilësoni me epitetet më fyese dhe i përzë nga Shqipëria. Të shohim kë do votojnë mjekët që i akuzon për krime ndaj njerëzimit. Të shohin kë do votojnë familjarët, që sot i kanë shtëpitë bosh se ju përzure fëmijët e tyre nëpër botë. Ja pse ka frikë Edi Rama nga vota e lirë. Ja pse nuk e do qeverinë teknike.

Por qeveria teknike nuk është më kërkesë e opozitës. Është kusht. Ne qeverinë teknike do ta arrijmë. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të bashkohej. Thonin se është e pamundur që Partia Demokratike të marrë flamurin e saj. Thonë sot, se qeveria teknike është e pamundur. Por ashtu siç fituam çdo betejë deri më sot, ju garantoj se do të fitojmë çdo betejë sot dhe në të ardhmen.

Ne opozita jemi të vendosur tu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, sepse sot opozita është në këmbë. Çdo opozitar e kupton, se është më mirë 7 muaj sakrifica, deri në zgjedhjet e ardhshme, se sa 4 vite të tjera me Edi Ramën.

Sot çdo opozitar e kupton, se ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Prandaj sa të fitojmë betejën për qeveri teknike, Partia Demokratike niset pa frena drejt
fitores së saj më të thellë, në historinë e saj si forcë politike. Shqipëria niset pa frena në drejtimin e begatisë, dukë lënë mbrapa mynxyrrën e Rilindjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura