Pse përmbyten qytetet tona?

Dec 14, 2024 | 8:34
SHPËRNDAJE

NGA PROF. DR. ZYDI TEQJA zydi teqja

Sapo kemi hyrë në stinën e dimrit dhe tashmë është diçka e zakonshme që lajmet për reshje të shoqërohen me ato për përmbytje. Në perceptimin e përgjithshëm, përmbytja është e lidhur ngushtë me fatkeqësinë.

Shoqëria jonë humbet çdo vit miliona euro për shkak të përmbytjeve. Justifikimi i rëndomtë në të gjitha rastet është se këto janë dukuri të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe se përmbytjet ndodhin kudo në botë. Në fakt, përmbytja është një dukuri natyrore që, si shumë të tjera, e shoqëron njerëzimin që nga fillimet e tij, por që jo domosdoshmërish lidhet me fatkeqësitë. Një përmbytje natyrale që e merr ujin nga shkrirja e borës ose reshjet e shiut, nuk është domosdoshmërish e rrezikshme. Përmbytjet e zonave urbane janë bërë më të shpeshta dhe më të dëmshme, sidomos pas revolucionit industrial dhe rritjes së vrullshme të qyteteve. Problemet lindin kur njerëzit ndërtojnë pa menduar për proceset natyrore.

Në një masë të madhe problemet e përmbytjeve urbane, si dhe shumë probleme të tjera të qytetit bashkëkohor, lidhen me modelin që mbizotëroi në planifikimin e qyteteve gjatë shekullit të XX. Projektuesit bashkëkohorë po projektojnë zona urbane, duke u përpjekur që të gjejnë rrugë që urbanizimi të jetë në harmoni me njerëzit dhe me natyrën. Kjo do të bënte të mundur që qytetet t’i absorbojnë përmbytjet dhe madje t’i bëjnë ato dukuri natyrore, të cilat njerëzit mund t’i shijojnë pa pasur dëme prej tyre.

PAK HISTORI

Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX pati një zhvillim të shpejtë të qyteteve të mëdha. Kjo rritje lidhej me bashkimin e qyteteve me qendrat e prodhimit industrial dhe me ekspansionin ekonomik të tyre. Zhvillimi ekonomik solli me vete mbipopullimin, kushte të pafavorshme banimi për shtresat më të varfra të shoqërisë si dhe rritje të trafikut. Babai i arkitekturës së peizazhit, Frederic Law Olmsted, në mesin e shekullit të XIX, i projektoi parqet e tij edhe si instrumente te menaxhimit të ujit të shirave. Parku qendror i New York-ut dhe Gjerdani i smeraldë i Bostonit janë edhe sot e kësaj dite shembuj të shkëlqyer të parqeve publike me funksione të përkryera në menaxhimin e ujit të stuhive. Përshtatshmëria e parkut me vendin ku ndërtohet është një element kyç në kontributin e tij në shëndetin mjedisor të një rajoni.

Për fat të keq, modelet që ndërtoi Frederic Law Olmsted nuk u ndoqën në atë masë që duhet nga planifikuesit urbanë dhe arkitektët e peizazhit nuk arritën të bëhen faktorë vendimtarë të zhvillimeve të zonave urbane të shekullit të XX. Përkundrazi, shekulli i XX shënoi atë që Enrique Londono e quan “kthesa e gabuar”, pasi qytetet, në vend që t’u shërbenin njerëzve, gjithnjë e më shumë filluan t’u përshtaten makinave. Kjo e ndryshoi marrëdhënien tonë me distancën dhe afërsinë, fuqizoi shtrirjen urbane dhe lagjet e superspecializuara. Krijimi i mundësive që njerëzit të ngasin makinat u bë qëllimi kryesor i projektimit të hapësirave publike. Kështu, makinat mbizotëruan ndaj funksioneve të tjera të këtyre hapësirave. Kjo ka gjeneruar shumë sfida me të cilat përballen qytetet sot: ishuj të nxehtësisë, lëshim i gazeve që shkaktojnë ndotje dhe japin efektin serë, mungesë biodiversiteti, zhurma, mungesë e pajisjeve dhe e veprave të artit në hapësirën publike dhe si për ironi të fatit, jo lehtësim, por rëndim të trafikut.

KARTA E ATHINËS PËR PLANIFIKIMIN E QYTETIT

Në fillim të shekullit të XX, arkitektët, në mënyrë të veçantë ata që ishin bashkuar në Kongresin Ndërkombëtar të Arkitekturës Moderne (CIAM), treguan vëmendje të veçantë ndaj problemeve të zhvillimeve urbane. Të mbështetur nga planifikuesit e rinj urbanë dhe në një atmosferë të lulëzimit të besimeve majtiste që po gjenin hapësira zbatimi në ish-Bashkimin Sovjetik, ata përgatitën kushtet e mbajtjes së një kongresi që do të trajtonte çështjet e banesave sociale dhe të zgjidhjes së problemeve funksionale të qytetit. Për mbajtjen e këtij kongresi fillimisht u zgjodh Moska. Një nga punimet e paraqitura në takimin përgatitor të Berlinit më 1931 ishte edhe “Mundësi të jashtëzakonshme të planifikimit dhe realizimit të qyteteve të reja në Bashkimin Sovjetik”.

Idetë entuziaste të përgatitjes së Kongresit të IV të CIAM shkonin deri te planet për “Fabrikat e prodhimit të shtëpive”. Le Corbusier, një nga pionierët e arkitekturës moderne, në librin e tij “Drejt një arkitekture” e konsideronte shtëpinë “një makinë banimi” dhe sipas tij, “nuk ishte e nevojshme që banesa të lidhej me vendin”. Ndërkohë, pozicionet ideologjike të arkitektëve sovjetikë në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar e konsideruan Korbusierizmin si “estetika e shtresave të larta të borgjezisë”. Situata politike dhe ideologjike dhe një sërë ngjarjesh të asaj kohe e bënë të pamundur mbajtjen e Kongresit në Moskë dhe ai u mbajt në Athinë në vitin 1933 (Në fakt pjesa kryesore e kongresit u zhvillua gjatë një udhëtimi disaditor me anije nga Marseja në Athinë).

Pavarësisht diskutimeve të ndryshme, mund të konstatohet që kongresi ishte një manifestim i pikëpamjeve ekstremiste të majta dhe të djathta dhe këto pikëpamje kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në dokumentet kryesore te Kongresit. Me gjithë orientimin deklarativ drejt vlerave të së mirës së përbashkët, komunitetet me karakter organik dhe kulturor e humbën rëndësinë e tyre në favor të komuniteteve të qeverisura si masa homogjene. Qytetet u paraqitën të organizuar në zona funksionale, përfundimet e kongresit theksuan kërkesën për një riorganizim të PROF. DR. ZYDI TEQJA e Veriut që kanë shumë më tepër studentë se vendi ynë. Gjithçka është e thjeshtë nëse ka vullnet. Të gjithan universitetet tona kërkojnë lehtësimin e procedurave burokratike si dhe më shumë operativitet në njohjen e diplomave të maturantëve të huaj. Ky ishte edhe qëllimi i Forumit të organizuar nga Liga “Gjon Durrahium”, ku mori pjesë Kryeminitri Rama, Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri i Brendëshëm Ervin Hoxha.

Në këët forum pune u diskutua hapur e në mirëkuptim të plotë nga ekzekutivi shqiptar për të lehtësuar gjithë praktikën që kalon në hallkat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Minsitrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ky është një shëmbull i shkëlqyer i bashkëpunimit universitar dhe dialogut konstruktiv me ekzekutivin në të gjitha nivelet dhe hallkat e tij. Është e rëndësishme që këtë mesazh ta kenë kuptuar mirë zyrtarët që kalojnë në duar vendimet. Beso se duhet të jemi ndërgjegjësuar mjaftueshëm se Shqipëria nuk është më në kohën e Hoxhës, por në kohën e ndryshimeve të shpejta demokratike. Ligjet dhe vendimet e qeverisë të bëra vite më parë nuk janë tabu. Ato mund të ndryshohen dhe nuk ka nuk ka asnjë arsye për të zvarritur uniplotë të qyteteve dhe rajoneve. Sipas pjesëmarrësve, çdo ndërhyrje e pjesshme do të ishte e dobët dhe për rrjedhojë, e pamjaftueshme. Grupimi i CIAM, megjithëse u angazhua në çështje të rëndësishme për planifikimin urban, nuk mund të thuhet se ka pasur shumë urbanistë të njohur. Shkatërrimi i qyteteve të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore i bëri më të rëndësishme idetë urbane të CIAM-it. Sipas tyre, në funksionimin e qyteteve mund të dallohen disa grupe kryesore: zonat e banimit, vendet e punës, zonat e kohës së lirë dhe transporti.

Kjo mënyrë trajtimi tregon se u kërkuan zgjidhje të përsosura me karakteristika utopike. Zakonisht sharmi i thjeshtësisë në vizionet utopike ka një ndikim të madh social (veçanërisht në shoqëritë masive) dhe historia politike e Evropës së shekullit të XX është një shembull i mirë për këtë. Me rritjen e problemeve, shoqëritë ua kalojnë përgjegjësinë për zgjidhjen e tyre organizmave shtetërorë, të cilët forcohen me fuqi të jashtëzakonshme për sa u përket metodave të ekzekutimit. Kjo situatë e lehtëson miratimin e zgjidhjeve ekstreme. Gjithashtu, procesi i përshpejtuar i ndërtimit të banesave në periudhën e pasluftës e bëri të detyrueshëm miratimin e zgjidhjeve të thjeshta. Karta e Athinës shërbeu për t’i dhënë mbështetje të fuqishme ideologjike pretendimit të arkitektëve modernistë për një aksion të rëndësishëm në rindërtimin e qytetit të pasluftës. Politika, ekonomia dhe nevojat sociale morën anën e vizionarëve të CIAM. Në fakt, që në fillim nuk kanë munguar mosaprovimet për konceptin modernist të qytetit si një mekanizëm për punë, kohë të lirë dhe transport dhe është argumentuar që qyteti është produkt i politikës, jetës shoqërore dhe i kulturës. Situata njëqind vjet më vonë është e ndryshme dhe kërkon zbatimin e parimeve të tjera në planifikimin urban. Në vitin 2013 u miratua në Barcelonë “Karta për Planifikimin Evropian.

Vizioni për qytetet dhe rajonet e Evropës në shekullin e 21-të”. Dallimet me dokumentet e CIAM janë shumë domethënëse. Në këtë dokument nënvizohet qartë vëmendja që duhet t’i kushtohet vazhdimësisë historike të qyteteve dhe nevojës për të ruajtur të veçantat e tyre. Po aq i fortë në planifikimin e ri urban është synimi për të përzier funksione të ndryshme në të njëjtin vend dhe jo të ndahen ato, siç rekomandohet në Kartën e vitit 1933. Në opinionin që mbizotëron sot planifikuesi arkitekt nuk duhet të jetë më një diktator i ngjashëm me atë të pushtetit, por më tepër ai është një ndërmjetës social. Megjithatë, mund të konstatohet që dokumentet ndërkombëtare të dekadave të fundit, realisht kanë më pak ndikim dhe nuk janë shumë të efektshme për ta ndryshuar situatën. Profesionistët dhe zyrtarët që i kanë prodhuar ato nuk e kanë atë vizion emocionues dhe as gjenialitetin individual, që karakterizonte personalitetet që u përfshinë në Kartën e Athinës të vitit 1933.

ARKITEKTËT E PEIZAZHIT NË SHEKULLIN E XXI DHE PËRMBYTJET. MUNDËSI PËR ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME

Karta e Athinës nuk e trajton fare çështjen e menaxhimit të ujërave të shiut dhe as përmbytjen e qyteteve, por fryma e saj sempliciste dhe prirja për zgjidhje inxhinierike radikale krijuan një kuadër, i cili jo vetëm nuk ndihmon, por në shumë raste është ai vetë që i shkakton përmbytjet. Modeli modernist i krijuar sipas saj nuk merr parasysh kompleksitetin e sistemit, integrimin dhe reagimet dhe nuk mban parasysh që “natyra e natyrës është ndryshimi”. Kështu, gjatë shekullit të XX shumë vendime në planifikimin urban u bazuan në të menduarit reduktues dhe në një dëshirë për ta inxhinierizuar botën (të ndalohet ndryshimi) në vend që botën ta ekologjizojmë (vendimet të integrohen me ndryshimin). Të menduarit reduktues dhe pa ndjeshmëri ndaj kontekstit dhe dinamikës së sistemeve i ka degraduar peizazhet lokale dhe globale.

Profesionistët e planifikimit dhe projektimit urban, nën frymën e Kartës së Athinës, zakonisht janë formuar me një kulturë statike, ose që ndryshon ngadalë, pa aftësi për të projektuar për ritme të përshpejtuara të ndryshimit dhe për dinamika të shpërndarjes. Situatat e përmbytjeve me dëme të mëdha që përsëriten herë pas here në qytetet tona, por edhe në botë, janë rezultat i konceptit të gabuar për menaxhimin e ujërave të stuhive në zonat urbane. Nga kronikat televizive të përmbytjeve, shpesh ekspertët në Vlorë psh., gjejnë si shkak të përmbytjeve zënien e kanaleve shkarkuese dhe në Tiranë, thellësinë e pamjaftueshme të Lanës. Në fakt, këto janë vetëm pasojat fundore të një procesi që fillon jashtë qytetit dhe që vazhdon me sipërfaqet e shumta të papërshkueshme në qytet. Me një planifikim dhe projektim të mirë të zonave periferike dhe të hapësirave urbane, qytetet tona nuk duhet të vuajnë nga përmbytjet, përkundrazi përmbytjet mund të kthehen në dukuri interesante dhe jo të dëmshme të natyrës. Këtë gjë po bëjnë sot qytete të përparuara europiane si Hamburgu, Brukseli, Milano etj.. Kjo është fushë pune e arkitektëve të peizazhit, të cilët sapo kemi nisur t’i diplomojmë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky është i vetmi program në këtë fushë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

Programi i Arkitekturës së Peizazhit është anëtarësuar në Këshillin Europian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit (ECLAS) dhe është ndërtuar duke ndjekur udhëzimet e këtij institucioni. Kohët e fundit është themeluar edhe Shoqata e Arkitektëve të Peizazhit e Shqipërisë, e cila në tetor të këtij viti u ftua si vëzhguese në takimin vjetor të Federatës së Shoqatave Europiane të Arkitektëve të Peizazhit (IFLA Europe). Profesioni i arkitektit të peizazhit gjithnjë e më shumë po merr përgjegjësi që lidhen më sfidat që përballojnë vende të ndryshme kudo në botë si menaxhimi i ujit të shiut, ngrohja globale, ishujt e nxehtësisë në qytete, rënia e biodiversitetit etj.. Për këtë arsye, midis kurseve të programit të studimit në Arkitekturë Peizazhi janë edhe “Rivitalizimi urban”, “Projektimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm i peizazhit”, “Projektimi i sistemeve të peizazhit”, “Gjelbërimi i ndërtesave” etj.. Në mënyrë të veçantë përballë krizës së ndryshimeve klimatike, përgjegjësitë e arkitektëve të peizazhit lidhen me menaxhimin ujit të stuhive. Për shumë kohë planifikuesit urbanë e kanë orientuar strategjinë e shmangies së përmbytjeve në largimin sa më të shpejtë të ujit nga qyteti. Kjo strategji sot konsiderohet e gabuar dhe qytetet e përparuara gjithnjë e më shumë po përqafojnë strategji që përdorin mekanizmat natyrorë të menaxhimit të ujit. Në fakt, zonat periferike dhe vetë qytetet duhen projektuar në mënyrë të tillë që ta rrisin kapacitetin e tyre ujëmbajtës duke krijuar ata që nganjëherë quhen qytete sfungjer, të cilët mund të mbajnë sasi të madha uji dhe pastaj ta lëshojnë atë ngadalë.

Në këtë kuadër, zgjidhjet e bazuara në natyrë, përfaqësojnë përgjigje konkrete dhe të qëndrueshme që mundësojnë mbrojtjen e zonave urbane dhe rurale nga përmbytjet dhe njëkohësisht shtimin e gjelbërimit, reduktimin e ndotjes dhe të ishujve të nxehtësisë urbane, shmangien e fragmentimit të habitateve etj.. Zgjidhjet e bazuara në natyrë materializohen me instrumente konkretë të projektimit të peizazhit si kopshtet e shiut, shtretërit me bimë e pemë, liqenet artificialë, brezat filtrues, tarracat e gjelbra etj.. Të gjitha këto realizohen me ndihmën e teknologjive bashkëkohore dhe mbështeten në kompetenca profesionale. Zgjidhjet e propozuara gjithmonë ndërtohen mbi një kontekst shkencor, që mbështetet në studimin e kushteve konkrete dhe në inovacion. Arkitektët e peizazhit janë projektues dhe zbatues të infrastrukturës së gjelbër, duke mbështetur kështu veçanërisht pushtetin lokal për të pasur një vizion që shkon përtej kufijve individualë urbanë. Sa më shpejt të njihet potenciali i këtij profesioni të ri dhe të krijohen hapësirat e nevojshme për ta realizuar atë, aq më shpejt dhe më mirë vendi do të përgatitet për të adresuar ashtu siç duhet problematikat e zhvillimeve urbane e më gjerë.

* Pedagog i Arkitekturës së Peizazhit

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura