Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, foli sot për situatën e këngëtares Parashqevi Simaku, e cila i ri gjet disa ditë më parë rastësisht nga një video të mediave amerikane, ku ajo endej e pastrehë në Nju Jork.
Video i bë më pas virale në Shqipëri, duke shkaktuar reagime të forta në publik.
Ishte biznesmeni Elton Ilirjani ai që e mori këngëtaren nga rruga dhe i ofroi strehë dhe ushqim në një hotel të Nju Jorkut.
Sakaq lidhur me situatën e këngëtares ka reaguar sot për Euronews Albania, Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Bushati tha se është thellësisht i prekur nga situata dhe se ndjen përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes.
Ai tha se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij si në nivel institucional ashtu dhe në atë personal.
Bushati zbuloi se është në kontakt konstant me Ilirjanin, që në fillim të situatës, ndërsa pohoi se publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht këngëtaren, duke i shkaktuar dëm të madh.
Por ai tha se Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota dhe sipas tij çdo zgjidhje duhet të vijë nga SHBA duke respektuar ligjet, procedurat civile larg dritave të publikut.
Bushati: Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time si në nivel institucional ashtu dhe në atë personal.
Jam në kontakt konstant me Ilirjanin në Nju York, që në fillim të situatës. Publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht pacienten, i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota. Çdo zgjidhje duhet të vijë nga këtu duke respektuar ligjet, procedurat civile, Komisionin Shëndetësor dhe largë dritave të publikut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al