Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi shembjes së një strehe stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë të premten pasdite.
Dyshohet se ka trupa të tjerë të mbetur nën rrënoja. Aktualisht, mbi 100 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendngjarje.
Serbia ka shpallur 2 nëntorin ditë zie.
Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiç, kryetarja e Qeverisë Krahinore Maja Gojkoviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriç.
Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al