Publikohen pamjet pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosur Kevin Hajrullën (VIDEO)

Dec 18, 2024 | 22:45
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme Vlora është tronditur nga një atentat mafioz me armë zjarri, ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur 30-vjeçarin Kevin Hajrulla dhe një kalimtar.

Në pamjet e siguruara nga Panorama Online, shihen momentet pak pas atentatit me breshëri plumbash, ku qytetarët shfaqen të tronditur nga ngjarja.

Ata nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit brenda mjetit, por edhe kalimtarit Armand Spahiu, të cilin e kapën plumbat gjatë atentatit.

Policia bën me dije se më pas dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu thotë se, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët.

“Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, thonë blutë e Vlorës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç,  i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura