Gazetari Elkier Bushkolaj, ka folur për dosjet në Prokurorinë e Posaçme të liderëve të partive politike në vend.
I ftuar në studion e “Open” në News24, Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës mund të kalojë shumë shpejt për gjykim, ndërsa për të Sali Berishës tha se fati i saj dihet tashmë.
Sa i takon asaj të inceneratorëve, tha se vijojnë hetimet.
“Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al