Punonjësi i Gardës tentoi t’i jepte fund jetës, policia jep detaje: 37-vjeçari qëlloi veten me armë në banesë

Oct 15, 2024 | 12:14
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Qytetin Studenti, ku një punonës i Gardës tentoi të vriste veten me armë zjarri.ambulance-433x300

37-vjeçari me iniciale H. H., mësohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimi në banesë.

Ai është  është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura