Pushtimi italian ‘përplas’ historianët, Kasmi: Mbreti Zog u largua me kalë. Kapri: Nuk pranoi vasalitetin

Nov 30, 2017 | 10:57
SHPËRNDAJE

Pse ndodhi pushtimi italian i Shqipërisë? Për historianin Marenglen Kasmi, pushtimi i 7 prillit 1939 ishte kurorëzim i një sërë masave për pushtimin e Shqipërisë, ndërsa studiuesi Erald Kapri i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë Mbreti Zog, ishte ndër të pakët mbretër të arratisur.

arenaaa

Kasmi: 7 Prill i ’39-s është kurorëzimi i një sërë masave për pushtimin e Shqipërisë. Ka një dallim të premtosh për një qëndresë e mos ta bësh dhe të largohesh, ashtu si u bë largimi i mbretit Zog. Ai u largua me kalë, duke dhënë idenë se jam duke shkuar në mal ashtu siç premtova e jo duke ikur.

Erald Kapri: Unë besoj se i biem më shumë seç duhet në qafë Zogut. Lufta e Dytë Botërore nuk kishte filluar ende, ai ishte i vetëm. Zogu bëri sa mundi. Italia i kërkoi një akt vasaliteti, por ai nuk e pranoi. Mbreti Zog, ishte ndër të pakët mbretër të arratisur, i cili mori përsipër të bëjë një operacion ushtarak në Shqipëri. Situata gjeopolitike e vendit ishte e atillë që e kufizonte dhe atë si lider.

Dorian Koçi: Statistikat italiane pranojnë që 11 italianë mbetën të vrarë në momentin e pushtimit. Por, ata janë shumë më tepër. Italianët zbarkuan në port dhe të paktën 8 orë kanë qenë luftë intensive.

Auron Tare: Ambasadori amerikan ka qenë në Durrës për të vëzhguar dhe në raportin që bënë, thotë që nëse Shqipëria do të kishte një kompani zjarrfikësesh të mirë organizuar, atëherë italianët nuk do të kishin mundur të zbarkonin dot atë ditë në Durrës./ I.M/ OraNews

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura