Një foto e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe ministres së sportit, Amelie Oudea-Castera, duke u puthur në qafë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale.
Në foto duket Macron i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë e vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe, pranë veshit.
Që kur fotoja u bë virale, në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet, ku palët janë kritikuar për gjestin.
“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për një president dhe një ministër”, ka postuar një përdorues në X.
“Brigitte (gruaja e Macron) nuk do t’i pëlqejë. Gabriel Attal bën sikur shikon diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë!” ka shkruar një tjetër.
Fotoja solli reagime dhe mori një vëmendjen të njerëzve pasi u postua nga revista franceze Madame Figaro, e cila e quajti puthjen të çuditshme, sipas Neë York Post.
Oudea-Castera është përfshirë në mjaft polemika këtë vit. Në fillim të këtij muaji, ajo u zhyt në lumin Seine në një përpjekje për të zbutur frikën e atletëve olimpikë mbi E.coli dhe nivelet e baktereve në ujë.
Megjithatë, një sërë ngjarjesh, përfshirë triatlonin për meshkuj, janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për cilësinë e ujit.
Në janar, Oudea-Castera iu dha një detyrë shtesë si ministre e arsimit. Megjithatë, qëndrimi i saj ishte jetëshkurtër dhe ajo u hoq nga posti në më pak se një muaj, pasi doli në dritë se ajo kishte kritikuar shkollat publike të drejtuara nga qeveria.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al