Një 33-vjeçar, me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, është vendosur në pranga nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë në automjet.
Në prangat e policisë ka rënë i riu me iniciale A. N., banues në Tiranë, me precedent në fushen e krimeve ndaj personit.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin ku udhëtonte i riu në rrugën “Sali Butka”.
Gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari.
33-vjeçari, me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sekuestrohet një armë zjarri sëbashku me një krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushen e krimeve ndaj personit.
Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al