Analisti Arjon Sulo, ka komentuar dënimin e Salianjit me një vit burg për kallëzim të rremë, ku tregoi se Prokurori ka kërkuar pezullim të vendimit ndaj tij, ndërsa Gjykata ka dhënë më shumë.
I ftuar në ‘OPEN’ në News 24, Sulo tha se që në lashtësi ka pasur gjyqe publike, por qyqi ndaj Salianjit ishte i mbyllur.
Ndër të tjera ai u shpreh se prova e fundit që u administrua ishte vendim i GJKKO, që mbyllej vendimi për trafikun, dhe kjo provë sipas tij, është administruar të enjten, ditën kur Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin për Salianjin.
“Dhe juristi më i thjeshtë thotë se kur mbaron shqyrtimi qytetar nuk ka prova të reja. Të enjten ata thanë na ka ardhur një provë e re dhe nxorën këtë vendimin e GJKKO-së dhe gjithë trupa e Salianjit dhe vetë Salianji nuk dinin gjë”, tha ai.
Arjon Sula: Që nga lashtësia ka pasur qyqe publike, qyqi i Salianjit ishte i mbyllur, gazetare kolegë më kanë thënë Prokurori kërkoj pezullim vendimi dhe Gjykata dha më shumë. Një në një milion ndodh kështu. Nuk ka bëre çfarë kallëzim në Prokurori. Prova e fundit që u administrua ishte vendim i GJKKO që mbyllej vendimi për trafikun, kjo është administruar të enjten.
Dhe juristi më i thjeshtë thotë se kur mbaron shqyrtimi qytetar nuk ka prova të reja. Të enjten ata thanë na ka ardhur një provë e re dhe nxorën këtë vendimin e GJKKO-së dhe gjithë trupa e Salianjit dhe vetë Salianji nuk dinin gjë. Ku është vula e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë? Epo nuk ka vulë, është vulë sekretarie. Të enjten në mëngjes e fërguan me vulë sekretare.
Procedura është më e rëndësishme. Ekspertiza e zërit, e ka marrë në Usb e ka regjistruar dhe e ka çuar. Incizimi origjinal është dorëzuar. Ky Alfred Alizoti që thotë që më premtoi Salianji 200 mijë euro, flet me ish-drejtorin dhe vartësin e tij? I thotë apo nuk i thotë? Këto i thotë Prokuroria në përgjimet, janë të zbardhura.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al