Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes(30 Nëntor) në Paleo Faliro, Greqi, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.
Sipas informacioneve, pak pas orës 21.00 qytetarët kanë telefonuar Policinë dhe kanë raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri teksa ishte në rrugë pranë një pallati në rrugën Atlas, shkruan Protothema.
Sipas të dhënave të para, shtetasi i lënduar është qëlluar në gjoks dhe është dërguar i gjallë në Evangelismos.
Ai është 60-vjeç dhe është nga Shqipëria.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al