Disa kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Haiti, pasi një avion pasagjerësh që ishte nisur nga SHBA-ja u qëllua me armë zjarri teksa po përpiqej të ulej në Port-au-Prince, raporton “BBC”.
Fluturimi 951 i “Spirit Airlines” që ishte nisur nga Flord Lauderdale në Florida u detyrua të largohej dhe të ulej sigurt në Republikën Domenikane në aeroportin e Santiagos.
Një stjuardese pësoi lëndime të lehta, u tha nga kompania ajrore, duke shtuar se asnjë pasagjer nuk mori lëndime.
Është hera e dytë në tri javë që avionet qëllohen mbi kryeqytetin e Haitit.
Haiti është në një krizë të thellë politike, ku bandat e armatosura po kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al