Një 17-vjeçar ka rënë ën prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim që prej datës 7 janar.
17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.
NJOFTIMI
Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një bashkëmoshatar të tij, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollet e ushtruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.
17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al