Një persona ka telefonuar sallën operative në Shkodër se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në vendin e quajtur Stom Golem.
Shtetasi me iniciale S. K., dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale në mjet.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al