Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për ish-kreun e Njësisë Administrative dhe bashkëfshatarin e tij, Besnik Simoni.
Për zyrtarin e pushtetit vendor, organi i akuzë ka kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim.
Ndërsa për Altin Markun ka kërkuar 28 vite pas hekurave dhe dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Pretenca e Prokurorisë së Lezhës:
Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njezete e dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme”, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.
Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg te sigurisë së zakonshme.
Dinamika e ngjarjes
Konflikti me armë zjarri ndodhi në muajin prill të vitit 2022. Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku, i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri.
Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa arma nuk është arritur të gjendet.
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht, Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin, shtetasin Altin Marku.
Pas veprimeve paraprake hetimore, Policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe për pasojë, ata u vunë në pranga. Pas 6 muajsh, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, u lirua nga paraburgimi, pasi Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpi’.
Por me vendimin nuk u pajtua prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, i cili bërëi ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke kërkuar që i pandehuri të rikthehej në burg.
Ndërsa në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme prej më shumë se 1 viti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al