“Qendrojmë të përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor”, Drejtoresha e BKH: Ende sfidë marrja e aksesit në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore

Dec 2, 2024 | 16:53
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për punën që BKH po bën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

g

Hajanj tha se BKH është një ndër sukseset e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i këtij institucioni është ndërtimi i një shteti ligjor.

Hajnaj tha se BKH ka marrë aksese në 19 databaza të institucioneve të ndryshme si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shtetërore.

Por mbetet akoma si sfidë marrja e aksesit edhe në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore.

Drejtoresha e BKH: BKH është agjencia më e re e zbatimit të ligjit në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka gjetur një  mbështetje të vazhdueshme për bashkëpunim.

Reforma në drejtësi krijoi  strukturën e posaçme kundër korrupsionit që përbëhet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe BKH dhe një ndër qëllimet e kësaj është lufta kundër korrupsionit.

BKH ka marrë aksese në 19 databaza të institucioneve të ndryshme si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione shtetërore. Por mbetet akoma si sfidë marrja e aksesit edhe në një pjesë tjetër të databazave të institucioneve shtetërore.

Korrupsioni si fenomen godet sundimin e ligjit duke prekur cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron shoqërnië dhe çon në fenomene të rrezikshme prandaj dhe ne duam ta ndalim. Jemi të përkushtuar për ndërtimin e një shteti ligjor, i cili i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, askush nuk mund të jetë para ligjit dhe vullneti ynë për të punuar për shtetin e së drejtës është real. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, por duhet të jetë e përditshme, duke kërkuar bashkëpunim të të gjithë mekanizmave institucionale brenda vendit dhe  sigurisht me partnerët tanë  ndërkombëtare.

Si drejtuese e BKH më duhet të pranoj modestis t  ngritjen e BKH që është një ndër sukseset e reformës në drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura