“Qeveri teknike, me Ramën zgjedhje nuk ka”- Berisha i rikthehet arrestit në shtëpi dhe tregon kur do të zhvillohet protesta: Synohet një aksion mbarë popullor

Sep 11, 2024 | 13:31
SHPËRNDAJE

Pasi iu komunikua akuza nga SPAK për korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim, Sali Berisha iu rikthye sërish arrestit të shtëpisë.

berisha

Në një prononcim për mediat para se të futej në shtëpi ai tha se objektivi është qeveria teknike. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka tha Berisha, ndërsa theksoi se ‘synohet një aksion mbarë popullor’.

Berisha: Objektivi është krijimi i qeverisë teknike, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Me një revoltë të përgjithshme që synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lire.

Nuk ka një datë për protesta por do të caktohet shumë shpejt.

Opsioni është popullor, synohet një aksion mbarë popullor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura