Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me banorë të Mirditës, në zonat Fan dhe Kthellë.
Gjekmarkaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i PD Mirditë dhe kryetari i bashkisë dëgjon shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.
Në fjalën e tij, Agron Gjekmarkaj u ndal tek riorganizimi i PD për betejat që e presin, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ndonëse një ditë e ftohtë, dëshira e mirditorve për ndryshim jep shpresë! Sot së bashku me Kryetarin e PD në Mirditë z. Aleksandër Lala, Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, me demokratë e banorë të Fanit dhe Kthellës, diskutuam për hallet dhe problemet e këtyre zonave të lënë të mëshirë të fatit nga rilindja.
Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të sëmurë e paraplegjikë, shërbimi i munguar shëndetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jetën një nënë, janë fakte shqetësuese.
Po kaq probleme në fushën e arsimit, në asfiksi, e shumë tema të tjera si rrugët që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirditor si armik politik.
PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore”, shkruan në rrjetet sociale, Agron Gjekmarkaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al