Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka bërë llogaritë e pensioneve të pleqërisë në zonat urbane dhe rurale, shprehet se “qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit prej tyre”.
“Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7.489 lekë, ose rreth 90.000 lekë në vit. Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat rurale 3,238 lekë muaj ose rreth 39.000 lekë në vit” tha Meta.
Më tej ai thekson se kjo situatë ndodh për shkak të mosindeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Reagimi i Metës:
Në zonat urbane, pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte sot 26,332 lekë në muaj, ndërkohë është 18,842 lekë.
Në zonat rurale, pensioni i pleqërisë do të duhej të ishte sot 14,477 lekë në muaj, ndërkohë është 11,239 lekë. Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 7.489 lekë, ose rreth 90.000 lekë në vit.
Qeveria e Rilindjes i ka borxh secilit pensionist në zonat rurale 3,238 lekë muaj ose rreth 39.000 lekë në vit.
Kjo ndodh për shkak të mosindeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe po kështu për shkak të mos llogaritjes në kompensimin e pensionistëve për shkak të rritjes ekonomike të vendit, nga ana e cila ata janë përjashtuar.
Partia e Lirisë është e vendosur që nëpërmjet propozimeve dhe nismave të saj ligjore t’u rikthejë pensionistëve mbështetjen financiare dhe dinjitoze që ata meritojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al