Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, pas përplasjeve me policinë është shprehur se nga këta të fundit ka provokime dhe po dhunojnë qytetarët në shkelje flagrante me ligjin.
Ai i bëri thirrje ministrit të brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorit të policisë, Ilir Proda “të ndalë menjëherë provokim ndaj protestuesve, qytetarëve dhe të garantojë të drejtën për tubim paqësor”.
Bardhi: Ka një provokoj të pajustifikuar nga ana e policisë, është duke dhunaur qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Është urdhër politik dhe kriminal. I bëj thirrje ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë të ndalë menjëherë provokim ndaj protestuesve, qytetarëve dhe të garantojë të drejtën për tubim paqësor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al