“Qytetarëve u vjen turp të dëgjojnë spekulimet për cilësinë e ilaçeve”- Ministrja Koçiu propozon rrëzimin e amendamentit të opozitës, PS e hedh poshtë me 66 vota kundër

Dec 3, 2024 | 12:28
SHPËRNDAJE

Me 66 vota kundër, PS ka rrëzuar amendamentin e opozitës, që propozonte krijimi i një fondi për rimbursimin e shpenzimeve, për gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit dhe çelja e një fondi të veçantë për blerjen e pajisjes PET Skaner dhe dy pajisjeve akseleratorë.

Ministrja Albana Koçiu kërkoi para votimit të rrëzohej amendamenti, ndërsa akuzat e opozitës për mungesë të cilësisë së medikamenteve, i cilësoi të pavërteta.

“Kushdo qytetar që i dëgjon i vjen turp që dëgjojnë këtë histori. Mos spekuloni me cilësinë e ilaçeve”, theksoi ajo.

Koçiu:Numri i barnave të rimbursueshme jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur. Sa i përket cilësisë së barnave ka një kontroll zinxhir që e garanton. Faktorët që ndikojnë për të populluar listën e barnave me alternativa të reja ndikojnë një sërë faktorësh. Ka një procedurë. Në 2024, ne miratuam listën e re që u pasurua me 50 numrin e barnave të reja. Cilësua e barnave është e certifikuar, e verifikuar.

Kushdo qytetar që i dëgjon i vjen turp që dëgjojnë këtë histori. Mos spekuloni me cilësinë e ilaçeve. Lista e barnave të rimbursueshme pasurohet sa herë që miratohet. Prandaj propozoj që amendamenti të rrëzohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura