Ra nga kati i 3 i pallatit ku po punonte, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 30-vjeçari

Nov 20, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati ku punonte.

ambulance

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa i lënduari është identifikuar si shtetasi me iniciale A.SH.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura