Përmirësohet gjendja shëndetësore e 34-vjeçares shqiptare që u hodh dje nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku banonte.
34-vjeçarja u hodh nga kati i katërt bashkë me motrën e saj 32-vjeçare, e cila për fate të keq ndërroi jetë.
Sakaq burime nga spitali i San Martinos bëjnë me dije për mediat italiane se gjendja shëndetësore e 34-vjeçares është përmirësuar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm 7 janar, në lagjen Sampierdarena në Xhenova.
Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota. Referuar lajmeve të mediave të vendit fqinj, dyshimet janë se 32-vjeçarja që vdiq në vend ka tentuar të vetëvritet dhe motra e saj është përpjekur për ta ndalur, por kanë rënë të dyja.
32-vjeçarja shqiptare që humbi jetën, mësohet se ishte në proces divorci, e pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë atë të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pas frikës se mund të humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al