Raketat ‘Storm Shadow’ në fushëbetejë / Lufta në Ukrainë dhe përfshirja e Mbretërisë së Bashkuar në anën e Kievit

Nov 24, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Zhvillimet e javës së fundit në fushën e betejës Rusi-Ukrainë kanë ndryshuar të dhënat e luftës, duke e kthyer atë sërish në qendër të vëmendjes të politikës globale.

storm shadow

Dhënia e dritës jeshile nga SHBA dhe Britania që Kievi të përdorë armë perëndimore me rreze të gjatë shkaktoi zemërimin e presidentit rus, Putin, i cili sulmoi Dnipron e Ukrainës me një raketë me rreze te mesme veprimi.

Terksa SHBA ka konfirmuar se i dha leje Zelenskyt të përdorte armë perëndimore kundër objektivave ruse, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar është pyetur vazhdimisht ditët e fundit nëse qeveria e tij u ka dhënë dritën jeshile ukrainasve për të përdorur raketat balistike të Britanisë Storm Shadow.

Keir Starmer në mënyrë sistematike i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, duke thënë, ndër të tjera, se nëse ai jep detaje operacionale, i vetmi fitues do të jetë presidenti rus Vladimir Putin.

E vërteta, natyrisht, është se Londra prej kohësh po i bën presion Uashingtonit që të lejojë ukrainasit të përdorin raketa me rreze të gjatë për të goditur objektivat në tokën ruse.

Keir Starmer gjatë vizitës së tij në SHBA, para zgjedhjeve amerikane, në fillim të shtatorit, e kishte ngritur këtë çështje me Joe Biden, i cili, megjithatë, më pas kishte refuzuar të jepte pëlqimin.

Siç vërejnë disa analistë “duket se rizgjedhja e Donald Trump e bëri atë të ndryshojë mendje”.

Qeveria britanike mund të mos konfirmojë miratimin e saj për përdorimin e Storm Shadow nga ukrainasit, por Moska e ka marrë atë si të mirëqenë.

Kjo është arsyeja pse presidenti rus, në fjalimin e tij të fundit, e bëri të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk është më një aleat i thjeshtë i Ukrainës, por një vend plotësisht i përfshirë në luftë. Ambasadori rus në Londër theksoi të njëjtën gjë kur u pyet nga Sky News.

“Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë luftë, sepse ky nisje nuk mund të ndodhte pa personelin e NATO-s, por edhe atë britanik”, nënvizoi ndër të tjera Andrey Kelin.

Megjithatë, vlen të theksohet se numri i raketave Storm Shadoë që ka aktualisht Ukraina është shumë i kufizuar, sipas analistëve ushtarakë. Prodhimi i këtyre raketave është një punë jashtëzakonisht e gjatë dhe e kushtueshme. Pra, dëmi që ata përfundimisht i bëjnë Rusisë do të ketë vetëm një ndikim shumë specifik, në shkallë të vogël, ushtarak.

Sido që të jetë, Londra beson se përpjekjet e Perëndimit duhet të dyfishohen për të forcuar Ukrainën ushtarakisht.

Në këtë kontekst, ministri britanik i mbrojtjes John Healy –tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën siç ka bërë që nga dita e parë, duke trajnuar 50,000 të rekrutuar të rinj dhe duke e furnizuar armë, drone dhe pajisje ushtarake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura