Rama mungon në Kuvend, Berisha tregon prapaskenat: Ka shkuar të bëjë vaksinën anti-COVID në Abu Dabi! Avioni privat i kushton 200 mijë euro

Nov 26, 2020 | 10:32
SHPËRNDAJE

Rama-Berisha-vaksina-AbudabiKryeministri Edi Rama ka munguar gjatë seancës së sotme Parlamentare, e cila përkon me 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar prapaskenat e kësaj mungese të kreut të qeverisë. Për Berishën, Rama ka shkuar me avion privat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas ish-kreut të PD, Kryeministri Rama ka shkuar në Abu Dabi për të bërë vaksinën anti-COVID, ndërkohë që në statusin e tij shkruan se një udhëtim i tillë kushton të paktën 200 mijë euro.

“Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot  Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe. Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikërisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anti-covid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhëtimi blic, une dënoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shkruan Berisha.

Berisha-RAma-abudabi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura