Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshimin e Drejtuesve Politik të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit.
Qarku i Tiranës që dikur drejtohej vetëm nga Erion Veliaj, tashme do të ketë dhe dy drejtues të ri, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.
Ndërkohë që në Qarkun e Durrësit, largohet Ardian Çela, ndërkohë që drejtuese politike do të jetë kryebashkiakja e PS, Emirjana Sako.
Në Vlorë drejtues politike do të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Rama ka larguar nga ky Qark Blendi Klosin, i cili do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.
Në Shkodër drejtues politik do të jetë vetëm Benet Beci, ndërkohë që më parë ishte Elisa Spiropali.
Fieri do të drejtohet nga Belinda Balluku, ndërkohë që është larguar nga ky qark Taulant Balla.
Sipas Ramës Taulant Balla do të jetë drejtues politik i Diasporës, pra do te koordinoje votimin e emigranteve.
Elbasani i hiqet Damian Gjiknurit, i cili zëvendësohet nga Arbian Mazniku.
Ndërkohë që Berati i është besuar Ervin Demos. Ulsi Manja katapultohet ne Lezhë.
Ndërkohë që Qarku Dibër i është besuar Blendi Goxhnes.
Pandeli Majko mban drejtimin e Kukësit, NIko Peleshi konfirmohet drejtues Politik në Korçë, kurse Kumbaro në Gjirokastër.
Drejtuesit Politik e PS/ Kush iken e kush vjen!
Qarku Tirane
Elisa Spiropali – Ishte vetëm Erion Veliaj
Erion Veliaj
Ogerta Manastirliu
Durres
Emirjana Sako – Ishte Ardian Çela
Vlore
Blendi Çuçi ishte Blendi Klosi
Shkodër
Benet Beci – ishte Elisa Spiropali
Lezhe
Ulsi Manja – Lindita Nikolla
Kukes
Pandeli Majko – Nuk ndryshon
Elbasan
Arbian Mazniku – ishte Damian Gjiknuri
Fier
Belinda Ballaku- Ishte Taulant Balla
Korçe
Niko Peleshi- Nuk ndryshon
Berat
Ervin Demo – ishte Blendi Çuçi
Gjirokaster
Mirela Kumbaro- Nuk ndryshon
Dibër
Blendi Gonxhe- ishte Belinda Balluku
Drejtuesi Politik i Diaspores
Taulant Balla
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al