Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që sic tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashke ‘me Partinë e Punës’.
“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’.”, tha Rama ne nisje te fjales se tij.
Më tej kreu i qeverisë foli për situatën e përmbytjeve, por edhe të fenomeneve të tjera natyrore. Ai u shpreh se do të bëjnë të pamundur për të shpëtuar cdo gjë që është e shpëtueshme.
“Janë katër pika me një rëndësi shumë të veçantë dhe unë dua ta filloj nga emergjencat sepse tanimë është fakt i kohës ku jetojmë që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në periudhën e vjeshtës, dimrit, pranverës me përmbytje dhe natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë të gjithë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje, janë marramendëse. Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej të gjitha analizave popullore dhe tendencioze nga ana tjetër që i bëhen përmbytjeve që ka ndryshuar komplet formacioni i reshjeve.
Përpara disa kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai ku faktikisht në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 muaj rresht shi në Londër dhe në këto situata është; nuk ka infrastrukturë sado ekselente të jetë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret, qoftë për përmbytjet dhe duke e marrë tek përmbytjet është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë. Të ketë një fokus shumë të veçantë te organizimi I strukturës, te trajnimi i strukturës, tek aftësimi dhe tek stërvitja e gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit, se kur është faza e goditjes nuk ka çfarë bën askush, por ama në momentin e parë të reagimit e gjithë struktura duhet të vihet në funksion dhe patjetër është e domosdoshme pjesë e këtij procesi dialogu inovativ që u prezantua, të jetë edhe mënyra se si duhet të rrisim koordinimin dhe efikasitetin e ndërveprimit me strukturat e qeverisë qendrore”, u shpreh nder te tjera Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al