Rama publikon pamjet nga parku fotovoltaik në Fier: Do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit

Aug 15, 2024 | 8:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku fotovoltaik në Fier.

MixCollage-15-Aug-2024-08-04-AM-4803

Rama e quan një “investim në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese”.

Ai shprehet se do të garantojë sovranitetin energjitik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030🇦🇱 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura