Teksa u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të investojnë në atdhe përmes “paketës së maleve” në turizëm, kryeministri Edi Rama ndau me shqiptarët e Britanisë shembullin e mjekut Kristo Papa.
Rama tha se u takua dje me mjekun, i cili i tha se kishte dëshirë të kthehej dhe të kontribuonte në atdhe.
Edi Rama: Unë dje takova Kristo Papën, një mjek me një karrierë mbresëlënëse deri këtu në Londër, i cili ka dëshirë të kthehet, më tha dua të vij të kontribuoj për PS të 2030. I thashë mendoje mirë se çfarë po vendos se çfarë po lë mbrapa, sepse mund të ndihesh i zhgënjyer. Politika është mision i vështirë për ata që e kuptojnë si shërbim dhe si sakrificë. Nuk kam ça mendoj tha. I kam arritur këtej ato që duhet të arrija, tani çdo gjë është për vendin tim por mbi të gjitha që të ndjehem gjallë, në dispozicion dhe të ndihem i dobishëm për më shumë se kaq sa jam mësuar të bëj….
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male. Ai tha se qeveria po punon për të lançuar “Paketën e Maleve”, e cila do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.
Edi Rama: Jemi të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë, e kishim 3324 euro, sot e kemi 18 mijë 883 edhe pagrata në sektorin privat janë rritur dhe janë plotësisht konkurruese me rajonin sidomos në turizëm dhe ndërtim janë tërësisht të ngjashme me Greqinë dhe shumë afër Italisë. Prandaj u them shqiptareve punojnë në tokat e tjerëve ejani në Shqipëri jo vetëm që të merrni të ardhura më të mira ku e ku se ato që jepeshin kur ju këtë por do paguani shumë më pak taksa. Se këtu në Britani apo vende të pasura të Evropës që është hap e taks, hap e xhep dhe që në fund të muajit.
Do lancojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve dhe e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al