Raporti i KE për Shqipërinë: Polarizimi politik ka dobësuar transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare

Oct 30, 2024 | 13:52
SHPËRNDAJE

Progres raporti i Komisionit Evropian për Shipërinë thotë se nga vëzhgimi ka rezultuar se funksionimi i institucioneve demokratike në vendin tonë është pjesërisht i kënaqshëm, për shkak të situatës politike në vend dhe mangësive të paadresuara në procesin zgjedhor.

bbeee

Në kapitullin e progresit për “Funksionimi i Institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike”, theksohet se skena politike ne vendin tonë mbizotërohet nga polarizim i lartë politik me ndarjeve të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare.

Për pasojë kjo ka dobësuar më tej efektivitetin, transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare.

Gjykata Kushtetuese ka reduktuar ngarkesën e saj të prapambetur dhe është efektive në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave institucionale edhe pse Parlamenti ka vazhduar të mos respektojë disa nga vendimet e saj.

Funksionimi i institucioneve demokratike është pjesërisht i kënaqshëm, që rrjedh kryesisht nga situata e thellë e polarizuar politike, mangësitë e pa adresuara në procesin zgjedhor, mbikëqyrja e kufizuar efektive parlamentare mbi ekzekutivin dhe mungesa e konsultimeve publike kuptimplote.

Gjatë periudhës raportuese, skena politike vazhdoi të shënohet nga polarizim i lartë politik në sfondin e ndarjeve të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Kjo ka dobësuar më tej efektivitetin, transparencën dhe objektivitetin e punës parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka reduktuar ngarkesën e saj të prapambetur dhe është efektive në ruajtjen e kontrolleve dhe balancave institucionale edhe pse Parlamenti ka vazhduar të mos respektojë disa nga vendimet e saj”, thuhet  në progres raport.

Gjithashtu  në raport nënvizohet se “kuotat gjinore në zgjedhjet parlamentare dhe lokale për të promovuar pjesëmarrjen e grave në politikë nuk përmbushen gjithmonë. Gratë në politikë përballen me disa barriera socio-kulturore, strukturore dhe institucionale. Ndryshimet e përmendura në ligjin zgjedhor për votën preferenciale mbështesin zbatimin e gjinisë kuotat edhe kur lista i nënshtrohet votës preferenciale.”

Progres raporti thotë se Kuvendi i Shqipërisë gjatë periudhës raportuese nuk ka respektuar disa nga aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se Parlamenti edhe një herë dështoi në emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të disa institucioneve.

Pjesë nga raporti

Gjatë seancës së vjeshtës 2023, funksionimi normal i Kuvendit u ndërpre ndjeshëm nga deputetët e opozitës për shkak të kufizimeve të pretenduara nga mazhoranca në pushtet për të drejtat e tyre, në veçanti refuzimi i kërkesës së opozitës për ngritjen e një sërë komisionesh hetimore. Si rezultat, ligjet u miratuan nga shumica qeverisëse pa një debat të duhur. Në mars 2024, mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e vogël e Partisë Demokratike të opozitës arritën një marrëveshje, e cila i riktheu normalitetit aktiviteteve parlamentare.

Kuvendi gjatë periudhës raportuese nuk ka respektuar disa nga aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Këto kishin të bënin me antikushtetutshmërinë e disa ndryshimeve në Ligjin për komisionet hetimore të miratuar në dhjetor 2023 dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe përputhshmërinë e mandatit të deputetit të shumicës qeverisëse.

Mbikëqyrja e parlamentit ndaj ekzekutivit mbeti e dobët. Shumica e nismave legjislative paraqiten nga Këshilli i Ministrave. Gjatë periudhës raportuese, Parlamenti edhe një herë dështoi në emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të disa institucioneve, duke përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura