Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një deklarate publike, zyra e BE në vendin tonë thotë se mirëpresin raportin që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash.
Delegacioni i BE-së thotë se nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë.
Reagimi i plotë
Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash. Delegacioni i BE-së nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al