Raporti për mjedisin/ Qytetet më të ndotura në Shqipëri, ja kush mban kampion

Jul 21, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Vlerat mesatare të ndotjes në vend nuk e kalojnë normën e Bashkimit Europian. Këtë e tregojnë matjet e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në qytetet kryesore të Shqipërisë. Përjashtim bëjnë qytete dhe zona të caktuara, mes tyre, përveç Tiranës, edhe Fieri, Lushnja e Lezha në periudhën e verës.

beqiri

“Raporti i Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016”, i prezantuar një ditë më parë nga kreu i AKM-së, Julian Beqiri, flet për një rritje të ndjeshme të cilësisë së ajrit, ndonëse buxheti i akorduar për këtë drejtori nuk ka ardhur në të njëjtën frymë.

“Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematike edhe Korça, vetëm në periudhën e dimrit për shkak të ngrohjes me dru zjarri. Buxheti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga viti 2014 në vitin 2017 ka ardhur në rënie të ndjeshme me gati përgjysmimin e tij. Pavarë- sisht buxhetit, monitorimi nga 2014 në 2017 sipas treguesve është një performancë në rritje të ndjeshme në çdo komponent”, nënvizoi kreu i AKM-së. Sa i takon metaleve toksike një lajm i mirë vjen për dy qytetet më problematike.

“Gjendja e ndotjes paraqitet e stabilizuar në stacionin e Tiranës, pasi nuk vihet re ndryshim i dukshëm nga vitet e mëparshme. Në stacionin e Elbasanit vihet re tendencë zbritëse e Pb (plumbit) dhe disa metaleve”, nënvizohet në raport. Përpos të gjithave, për kreun e AKM-së, transporti është e keqja më e madhe, ndaj vetëm menaxhimi më i mirë i tij mund të sjellë përmirësim të cilësisë së ajrit.

NDTOJA AKUSTIKE

Pas cilësisë së ajrit, zhurmat janë niveli i dytë i riskut për shëndetin publik. Edhe këtu Tirana kryeson listën e qyteteve më të ndotura, me tregues mbi normën e lejuar të Organizatës Botërore të Shëndetë- sisë. Për zvogëlimin e impaktit të zhurmës në komunitetin urban rekomandohet rregullore në distancat midis rrugëve dhe banesave, kontroll periodik i mjeteve të transportit, projekte si dhe edukim i publikut. Qytetet më të zhurmshme janë Vlora, Berati, Korça, Gjirokastra, Saranda dhe Fieri, të cilat tejkalojnë me disa për qind standardin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

CILËSIA E UJËRAVE

Ashtu siç është bërë publik edhe në raportin e posaçëm për ujërat larës, vihet re një përmirësim i ndjeshëm, pavarësisht pikave problematike të kahershme. Problemi më i madh duket te përgjegjësia e Bshkive. “Vazhdon mungesa e informimit dhe e infrastrukturës nga pushteti vendor në këtë pikë. Pavar- ësisht ndarjes së re territoriale, bashkitë po bëjnë ende një punë të dobët, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”, u shpreh kreu i AKM-së, duke iu referuar rezultateve të monitorimit të menaxhimit të mbetjeve për vitin 2016. Cilësia e ujërave sipërfaqësorë në lumenj dhe liqene si edhe cilësia e ujërave nëntokësorë nuk kanë ndryshuar në raport me një vit më parë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura