Raportohet për 20 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Nov 10, 2024 | 14:46
SHPËRNDAJE

Të paktën 20 persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në rajonin Almat, të Libanit, njoftoi të dielën ministria libaneze e Shëndetësisë.

sulme

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet në Mashgara, në pjesën perëndimore të luginës Beka, të Libanit, të shtunën, njoftuan autoritetet.

Sipas zyrtarëve, një tjetër person u vra dhe disa u plagosën gjatë sulmeve në rajonin Sahmar, po në Beka, mbrëmjen e së shtunës.

Ushtria izraelite nuk ka bërë komente deri më tani, ndërsa është shprehur më parë se sulmet e saj kanë si objektiv militantët e grupit Hezbollah në Liban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura