Progres raporti i BE-së, Rama: Ritual vjetor, por ky tetor është i posaçëm! Hapja e grup-kapitullit të parë afirmoi përparimet e bëra nga Shqipëria

Oct 31, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportprogesin e Bashkimt Europian për vendin tonë, teksa u shpreh se ky tashmë është bërë një ritual vjetor.

Gjate nje konference me ambasadorin e delegacionit te BE ne Tirane, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se: “Çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE”.

Por, Rama theksoi se tetor është i posaçëm për shkak të hapjes së grup-kapitullit të parë.

Kryeministri theksoi se konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Edi Rama: Është një ritual, çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE! Ky tetor është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare me BE për çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë.

Konferenca afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Jam së bashku me ambasadorin e BE, Silvo Gonzato, për të marrë një kopje të raportit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura