Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë prezantimin të 12 drejtuesve të rinj të Drejtorive të Policive në Qarqe, ka folur për masakrën e Dobraçit, duke u kërkuar atyre ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të arrestohen autorët.
Hoxha tha se drejtuesit rinj të policisë së shtetit do të sigurojnë praninë e forcave të rendit në çdo cep të Shqipërisë, për një reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale.
“Vizioni ynë Shqipëria 2030 dhe ambicia për anëtarësimin në BE na sfidon të bëjmë më shumë çdo ditë, në imponon thellimin e progresit të bërë në transformimin e Policisë së Shtetit, Drejtuesit që marrin sot detyrën janë zgjedhur për kompetencën dhe aftësinë e tyre, por edhe për integritetin e figurës.
Siguria e lartë është vetëm një ambicie, por një e drejtë e çdo qytetari, pa harruar vizitorët e fundit. Drejtuesit e rinj të policisë së shtetit do të sigurojnë praninë e forcave të rendit në çdo cep të Shqipërisë, forcimin dhe lidhjen me qytetarët dhe komunitetit dhe reagim të shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale të mëdha dhe të vogla. Për shembull si ajo e pak javëve më parë në Shkodër, e cila duhet zbardhur plotësisht dhe autorët duhet të shkojnë prapa hekurave sa më shpejt”, tha Hoxha.
EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ TË POLICISË SË SHTETIT
- Drejtori i Policisë së Tiranas, Elton Alushi
- Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj
- Drejtor i Policisë së Durrës, Vilson Bala
- Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi
- Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena
- Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela
- Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
- Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
- Drejtor i Policisë së Berat, Luigj Vathi
- Drejtor i Policisë së Diber, Artion Duka
- Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj
- Drejtor i Policisë së Korcës, Erion Ahmeti
ATENTATI
Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.
Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).
Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.
Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.
Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.
Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.
Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al