Gazment Bardhi ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme (20 shkurt) në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do jetë një protestë qytetare dhe jo për Partinë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi u shpreh se protesta do të jetë paqësore, por theksoi se nëse qytetarët do vendosin të përballën, është detyra e tyre si organizatorë që të jenë në krye të çdo përballje.
Sipas Gazment Bardhit, reagimi qytetar nuk mund të komandohet apo të organizohet me skenar.
“Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por nuk është protestë për PD, por e qytetarëve. Janë qytetarët që kanë mijëra arsye për të protestuar dhe do të jenë ata që të do vendosin sa do të zgjasë protesta. Kush kërkon ndryshimin në këtë do të duhet të jetë në shesh për të rënë dakord që nuk janë dakord me ketë qeveri
Mos prisni që unë të zbuloj skenarin sepse edhe reagimi qytetar nuk është një reagim që komandohet apo organizohet me skenar. Ka skenar të formës si do organizohet protesta. Por do të keni mundësi ti ndiqni nesër në raport me folësit.
Cilido qytetar që ka mundësi të jetë në atë orë në shesh jam i bindur që do jetë.
Është një protestë e qytetarëve dhe jo vetëm e demokratëve apo e PD. Cdo qytetar që gjen motive për të kundërshtuar si qeverisët duhet të dalë në protestë.
Kemi thirrur një protestë paqësore, por nëse qytetarët do vendosin të përballen është detyra jonë si organizatorë të jemi në krye të cdo përballje, pa asnjë shmangie dhe fshehje”, tha ndër të tjera Bardhi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al