Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.
Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.
Pandeli Majko: Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë.
Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al