Reali i gëzohet Valverdes, është “snajperi” më i mirë në Europë

Dec 28, 2024 | 7:34
SHPËRNDAJE

Federiko Valverde ka rikuperuar një nga virtytet e tij më të mira: gjuajtjen nga distanca. Mesfushori i Realit të Madridit ka synuar dhe ka gjuajtur në shenjë në pesë raste këtë sezon, pasi vetëm një nga gjashtë golat që ai ka shënuar nuk ka qenë nga jashtë zonës.

valverde

Një rekord me të cilin ai kalon çdo lojtar tjetër që i përket një ekipi në pesë ligat kryesore europiane (La Liga, Premier Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligë 1). Aktualisht nuk ka lojtar tjetër që kalon Valverden në këtë kuptim dhe në një sezon që ka qenë plot ulje e ngritje për “Los Blancos”, uruguaiani është lojtari më i qëndrueshëm në skuadër. Jo vetëm për golat e tij, por me një përpjekje të vazhdueshme me të cilën ai mbështet mesfushën e Madridit.

Por Valverde sërish po merr pikërisht atë që i kërkon trajneri i tij, Karlo Ançeloti, gjuajtjet nga jashtë. Uruguaiani tashmë ka gjysmën e golave të sezonin e tij më të mirë për sa i përket shifrave të shënimit, atë 2021-22, ku shënoi 12 gola. Dhe ky sezon është ende shumë i gjatë.

Valverde është shfaqur edhe një herë si një “snajper” i vërtetë, më i miri sot në Europë, siç tregojnë të dhënat e “Opta”-s. Uruguaiani e ka patentuar “raketën” në këmbën e djathtë dhe sa herë ka mundësi e nxjerr jashtë. Rasti i fundit ishte në ndeshjen e fundit të vitit 2024 kundër Seviljes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura