Recetat/ Erdhi koha e fiqve, sezoni i shkurtër i frutës së ëmbël

Jun 17, 2017 | 10:39
SHPËRNDAJE

Së pari, duhet t’ju themi gjënë më të rëndësishme; kujdes me sasinë! Sado vlera ushqyese që të kenë fiqtë, nuk duhet tepruar asnjëherë për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Është një nga frutat më të ëmbla.

Gjatë javës që shkoi, kishin dalë fiqtë e parë. Sigurisht, me çmime të kripura… diku ishin 1000 lekë, diku tjetër 800. Nëse nuk rezistoni dot dhe doni t’i blini që këto ditë, mund të prisni deri në darkë. Fiku prishet menjëherë dhe çmimi, nga mëngjesi në darkë, thuajse përgjysmohet.

Fiqtë shijohen shumë mirë të ftohtë, si frutë, por mund të përfshihen edhe në gatime. Me reçelin e fikut mund të keni bërë ëmbëlsira të ndryshme apo të keni shoqëruar akullore, por duhet ta dini që shkon shumë edhe me djathërat e fortë. Gorgonzola është një nga shoqëruesit e tij më të mirë. Përpara se t’ju japim disa receta me fik, po ju tregojmë disa nga vlerat e tij…

Faraonët e kanë përdorur fikun në trajtimin e shumë sëmundjeve. Fiku përdoret si rregullator për aparatin tretës e shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e parazitëve të barkut e stomakut dhe pastrimin e mëlçisë. Gjithashtu kjo frutë ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare e shumë sëmundjeve të tjera. Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, shmang ndikimin e tij të keq, gjë e cila çon në shfaqjen e sëmundjes së lisë. Parandalon rrahjet e zemrës.

Ai është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato që ushqejnë me gji foshnjat. Gjethet e fikut janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes, si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu për pastrimit të veshkave. Lëngu i fikut është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij, është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit, si dhe tumoret në mushkëri.

Tartë me fiq

Përbërësit për brumin: 125 gr gjalpë 100 gr sheqer 250 gr miell 2 të verdha vezësh Kripë Përbërësit për mbushjen: Rreth 1 kg fiq të freskët Bajame të pjekura 2222222222

Përgatitja: Bashkojmë të gjithë përbërësit e brumit dhe i punojmë deri sa të përftojmë një masë homogjene brumi, të ngjeshur mirë. E lëmë të pushojë për 30 minuta dhe e hapim në një tavë mesatare. Bëjmë disa shenja me pirun në fund të saj dhe e vendosim të piqet. E nxjerrim, e lëmë të ftohet dhe vendosim sipër saj fiqtë e prerë në feta dhe bajamet e pjekura. Nëse duam mund të shtojmë edhe krem, sipas dëshirës.

Makarona me fiq dhe pançetë

Përbërësit për 2 persona: 200 gr makarona të shkurtra 4 fiq të zinj Gjysmë qepe të kuqe 50 gr pançetë Kripë, piper Rozmarinë Vaj ulliri88

Përgatitja: Ndërsa zieni makaronat, përgatisni salcën me fiq. Në një tigan me pak vaj ulliri, kaurdisni qepën e prerë imët me pançetën. Kur qepa të jetë zbutur, shtoni fiqtë e prerë në feta. Rregulloni shijen me kripë e piper dhe hidhni në fund rozmarinën e freskët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura