“Refuzova 250 milionë euro për Jamal”, presidenti i Barcelonës konfirmon shumën e çmendur: Cila është vlera e tij tani?

Oct 18, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi mori një ofertë 250 milionë euro për kartonin e Lemin Jamal para fundit të sezonit që kaloi.

yamal laporta

“Më ofruan 250 milionë euro për Lemin Jamal dhe thashë jo para 6 muajve. Cila është vlera e tij tani që ka fituar Europianin dhe është lojtari më popullor në botë”, tregoi presidenti i Barçës.

Kujtojmë se Jamal debutoi te katalanasit në moshën 15 vjeçare gjatë vitit 2023. Tashmë 17-vjeçari ka pësuar rritje të madhe në karrierë duke qenë ai kryefjala e skuadrës.

Klubi që është përfolur gjatë verës për ofertën 250 milionë euro është PSG. Blaugranasit megjithatë rezistuan, ndërsa kontrata e Jamal përfundon pas 2 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura