“Regjimi nesër “kyç” Parlamentin!”- Deputeti i PD reagon ashpër për anulimin e seancës plenare: E paimagjinueshme për një vend që aspiron BE-në! Po nëpërkëmbet ligji dhe Kushtetuta

Oct 9, 2024 | 22:37
SHPËRNDAJE

Pas njoftimit se nesër nuk do të ketë seancë plenare, ka reaguar deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili shprehet se është e paimagjinueshme diçka e tillë në një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

shehu

Shehu, përmes një statusi në Facebook, thotë se po nëpërkëmbet çdo ligj e çdo parim evropian për parlamentin, ndërsa shprehet se “regjimi e ka kthyer fytyrën nga Lindja”.

Ndër të tjera Shehu thotë se janë të vendosur të përballen pa rezerva.

LEXO EDHE: Aksioni opozitar dhe vizita e Erdogan, anulohet seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend

Reagimi i Tritan Shehut:

Regjimi nesër “kyç” Parlamentin!

Sepse si te gjitha regjimet ka frike nga Parlamenti, nga opozita.

Tashti, ne oret e vona te nates, vjen nje njoftim arbitrar, nga erresira e regjimit.

Neser nuk do kete seance plenare parlamentare!

E pa imagjinueshme kjo per nje vend, qe aspiron te jete pjese e BE, qe respekton se paku formalisht rregullat e demokracise e parlamentarizmit.

E pershtateshme kjo per ato regjime Lindore, qe trajtojne hapur me arogancen e tyre edhe Parlamentet.

Sepse ne fakt ka disa prej tyre, qe disa forma perpiqen t’i ruajne….

Ndersa ky i yni ne Tirane po ja kalon edhe “sulltanateve” ne shkaterrimin edhe te parimeve me elementare e siperfaqesore te demokracise.

Duke filluar nga neperkembja e cdo koncepti, te drejte, rregulli, ligji a Kushtetute per Parlamentin.

E cdo parimi europian.

Sepse ky rregjim fytyren e ka te kthyer vecse nga Lindja!

Por harron se shqiptaret kane fytyren e gjoksin drejt Europes e Perendimit.

Dhe jane te vendosur, si para ardhesit tane, te perballen pa rezerva me kete regjim per te ecur ne drejtimin tone, te nje rendesie ekzistenciale per ne.

urdhri per anulimin e seances

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura