“Big Brother VIP” ka vendosur që të organizojë një lojë ku banorët e shtëpisë janë ndarë në çifte, secili prej tyre duhej të zgjidhte personin me të cilin ndihej më mirë.
Sigurisht çiftet tashmë të krijuara që kanë edhe një raport dashurie qëndruan së bashku kurse të tjerë si Roza- Rike Juli-Ledjona, Fationi- Erjola apo Egla-Gazi qëndruan së bashku.
Ndërsa Roza duhet të mbronte tezën se regjistri publik për abuzuesit seksual dhe pedofilët nuk vlen. Moderatorja tha se dikush që ka probleme me formimin mendor dhe ka impulsin e pedofilit, një regjistër publik nuk i bën asgjë.
Biseda:
Roza: Një njeri që e ka atë lloj impulsi dhe disformimi mental që e bën këtë gjë, për mendimin tim një regjistër publik nuk i bën asgjë. Nuk i plas tjetrit fare! Çudia më e madhe tre ditë zgjat! Ndërsa të mbajtur në privatësi nuk mund ta quaj 100%, pasi këto lloj arrestimesh dhe dëbimesh, në mënyrë direkte del në gazeta dhe rrjetet sociale.
Rike: Po nuk i nxjerrin kurrë, vetëm inicialet
Roza: I nxjerrin fytyrat, por për të qenë në regjistër publik dhe të mos harrohet, kjo të lë për të dëshiruar. Kam rezervat e mia
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al